Vendosni fjalën kyçe....

“80% e PD-së nuk e do Berishën” – Salianji


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme se 80% e demokratëve nuk e duan Sali Berishën. Ai pohoi se nesër do i kërkojë zyrtarisht selisë blu arsyet dhe procedurat e përjashtimit të tij nga PD-ja.

“Nesër do depozitoj shkresë në parti dhe do të kërkoj kush është vendimi i përjashtimit, cilat janë arsyet dhe kur është marrë kjo vendimmarrje.” – tha Salianji në emisionin Repolitix.

Salianji shtoi se aksioni i tij politik është një lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Takimi me njerëz është një prej formave të rëndësishme për të zhvilluar politikë, proces debatit publik dhe paraqitjes së alternativave. Edhe ngritja e zërit për një demokraci të brendshme, shkelja e rregullave statutore dhe mosmbajtje premtimesh të Sali Berishës gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të PD.” – shtoi Salianji.

Ai thekson se është e turpshme për Partinsë Demokratike që kryetari i saj nuk është i aftë të mbushë sallat e takimeve më shumë se një ish-deputet i saj. Sipas Salianjit, Berisha është i padëshirueshëm për 80% të partisë.

“A keni parë garë që një kandidati përjashton kandidatët e tjerë, më përjashton mua, cakton komisionin vetë, cakton listat vetë, del te selia vetë, i përdor burimet financiare vetë.” – tha Salianji.