Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i IBAR, Dhuka: Procesi s’ka as ngecje, as vonesë


Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, deklaroi se procesi i diskutimit të IBAR-it nuk ka asnjë vonesë apo ngecje.

Ajo theksoi se vendet anëtare kanë nisur diskutimet që në muajin mars dhe se është procedurë normale mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian.

“Nuk ka asnjë vonesë, nuk ka asnjë ngecje të këtij procesi. Diskutimi mes vendeve anëtare ka filluar në mars, vazhdon, është procedurë normale e diskutimit mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian.

Së pari vizitohet progresi i Shqipërisë për mjaftueshmërinë, cilësinë dhe identifikuar drejtime të reja përmirësimi. Së dyti, vendet anëtare diskutojnë për kushtet e mbylljes së negociatave. Shqipëria duhet të respektojë këtë proces diskutimesh. Diskutimet vazhdojnë në mënyrë sistematike dhe kanë vetëm dy muaj”, tha Dhuka.