Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet pa ujë qyteti i Vlorës, defekt në tubacionin kryesor


Qyteti i Vlorës ka mbetur pa ujë të pijshëm. Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve shkakj është bërë një avari e rëndë në njërin prej tubacioneve kryesore.

Të gjitha stacionet e ujësjellësit në qytet janë stakuar deri në riparimin e defektit.

Njoftimi
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.

Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës. Faleminderit për mirëkuptimin!”