
Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej mjeteve është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit rreth orës 22:00.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët morën ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit të policisë, pas verifikimeve rezultoi se të dy drejtuesit e mjeteve drejtonin automjetet në gjendje të dehur.
“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve.
Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.