Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në Laç në derën e një dyqani


Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Laç. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ku tritoli ishte vendosur në qepenin e derës së një dyqani në një kompleks shërbimesh.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lëndu

“Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi sot policia.