Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen disa shkolla (FOTO)


Moti i keq ka përfshirë prej disa ditësh Italinë duke bërë që disa shkolla të mbyllen për arsye sigurie.

RaiNews shkruan se në rajonet qendrore të Italisë është shfaqur dëbora e parë për këtë vit dhe se ka patur erëra të forta në Milano, stuhi dhe breshër gjatë natës në Romë, përmbytje në Capri dhe probleme me shiun në shumë zona të Campania-s, Pescara-s dhe Sicili-së.

Kryebashkiaku i qytetit të Peskara-s u shpreh se prioritet mbetet siguria e banorëve dhe për këtë arsye janë marrë masa duke mbyllur shkollat për të martën. Il Pescara.it shkruan se sot do të hapen shkollat përveç njërës.

Kryebashkiaku i Catanzaro-s, Sergio Abraham, po ashtu urdhëroi mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve për ditën e djeshme. Një nivel më i ulët alarmi, është në disa sektorë të Abruzzo-s, Basilicata-s, Sicilia-s dhe në zonat e mbetura të Kalabrisë, siç paralajmëron Mbrojtja Civile.

Një ndryshim i papritur i motit mund të ndodhë përsëri në mes të javës me kthimin e temperaturave më të buta, deri në 25 gradë.

Gjatë natës së të djelës moti i keq goditi kryeqytetin, duke zbardhur zonën në lindje të qytetit, shumë pemë të rëna dhe shoferët të mbetur brenda makinave për shkak të rrugëve shumë të përmbytura, shkruan RaiNews.

Disa njerëz ishin bllokuar në një palestër të përmbytur me rreth një metër e gjysmë uji dhe u shpëtuan nga ndërhyrja e carabinier-ëve.

Në zonën e Abruzos sipas ekspertëve reshjet për një ditë kanë qenë njësoj si me reshjet e një muaji. Por ekspertët shprehen se pavarësisht kësaj, nuk mund të konsiderohet një fenomen i jashtëzakonshëm.

Në Kapri portet për momentin qëndrojnë mbyllur për shkak të detit të trazuar, erërave me shpejtësi të lartë dhe reshjeve të dendura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *