Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon ndryshim të masës së sigurisë



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Sipas dokumenteve të depozituara më 6 maj, Veliaj kërkon që masa aktuale e arrestit në burg të zëvendësohet me një masë më të butë, si garanci pasurore ose detyrim për t’u paraqitur periodikisht pranë autoriteteve gjyqësore.

Rekursi pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë.