Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku është gjetur i pajetë në lumin Lumi Osum një 30-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Viktima është identifikuar si David Shehaj, banues në lagjen “Çlirimi”, i cili ishte larguar nga banesa më 30 prill. Zhdukja e tij ishte denoncuar në polici nga babai.
Sipas informacioneve paraprake, banorë të zonës kishin deklaruar se e kishin parë të riun duke u hedhur në lumë, çka çoi në nisjen e kërkimeve përgjatë rrjedhës së Osumit.
Në operacion u përfshinë strukturat e Policisë së Beratit, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga reparti ushtarak në Poshnje. Pas disa orësh kërkime, trupi i pajetë u gjet në zonën e fshatit Remanicë.
Më pas, trupi u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari kishte precedentë penalë për vjedhje dhe dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
