Vendosni fjalën kyçe....

Do ketë masa shtesë për Krishtlindje dhe për Vit të Ri? Përgjigjet Rakaçolli


Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli foli në konferencën e sotme për mediet edhe për kufizimet gjatë festave të fundvitit.

Ajo tha se sipas ecurisë së deritsnishme, as për festa nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 persona. Por sipas saj, nëse qytetarët do të bashkëpunojnë me autoritetet duke respektuar masat e vendosura, situate do të ndryshojë për mirë dhe këto masa mund të lehtësohen.

“Ne jemi akoma disa javë larg krishtlindjeve dhe shikohet që situata po ndryshon me shpejtësi. Jemi sot me vendimin se nuk do të ketë më tepër se 10 veta në bare dhe restorante, që do të jenë të mbyllura pas orës 22:00. Thamë që kjo është pa afat.

Do të shikohet se si do shkojmë më vonë dhe ndoshta do të ndryshojë. Shpresojmë të ndryshojë për mirë, nëse masat do të zbatohen, megjithëse janë masa të thjeshta është vërtetuar katërcipërisht në të gjithë botën që janë të efektshme.

Nëse qytetarët do të bashkëpunojnë me autoritetet dhe po nuk zbatuan ata nuk mund të ndalet pandemia. Nëse po gjërat do ndryshojnë për mirë dhe këto masa do të hapen, nëse jo ato do ndryshojnë për keq atëherë do ta shohim.”– tha Rakaçolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *