Vendosni fjalën kyçe....

Atentat me armë në Sarandë, ekzekutohet 66-vjeçari Rexhep Ismaili


Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku viktimë ka mbetur 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve paraprake, Ismaili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, ndërsa burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën menjëherë.

Mësohet se viktima ishte pronar i një karburanti në qytet, si edhe kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e atentatit, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.