
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, Fushë-Krujë, ku gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta janë plagosur me thikë dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasit Halil Caca dhe Ronald Caca, përkatësisht 31 dhe 23 vjeç, janë goditur me mjet prerës nga dy persona të identifikuar si Ardian Xheka dhe Gazmir Xheka.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën sipas burimeve paraprake.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.