Vendosni fjalën kyçe....

Manja te “Ligjet”: Shumë shpejt paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor dhe Penal


Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, duke theksuar se ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik.

Në fjalën e tij ne mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Manja u shpreh se përgjegjësi duhet të marrë ndëshkimin maksimal sipas ligjit, ndërsa njoftoi se mazhoranca do të propozojë së shpejti ndryshime në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal.

“Ngjarja e rëndë ka prekur shumë ndjeshmëri, tek çdo shqiptar por edhe tek çdo prind. Ai është një njeri që do duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit.

Ngjarja është shumë e rëndë. Bashkohem me ngushëllimet për familjet. Por ky Komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore.

Bashkë me disa kolegë të tjerë të kësaj mazhorance shumë shpejt do t’i drejtojmë Kuvendit të Shqipërisë një paketë ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Penal”, tha ai, duke shtuar:”Autori i kësaj vepre penale gjithçka mundë të përfaqësojë, por nuk meriton të jetë më mes nesh përveçse të marrë ndëshkimin e merituar shembullor sipas ligjit”.