Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon ndëshkimin maksimal për autorin e aksidentit në Durrës: Një tragjedi e vërtetë



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si “një tragjedi të vërtetë”.

Ai akuzon autorin si një person problematik dhe të paprekshëm, ndërsa kërkon ndëshkimin më të rëndë për të.

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima”, shprehet Berisha, duke shtuar gjithashtu një urim për shërimin e shpejtë të fëmijës së plagosur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.