Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Otllak të Beratit, përplaset motori me BMW-në, humb jetën 57-vjeçari


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në aksin nacional Berat–Dimal, në fshatin Otllak të Beratit.

Sipas të dhënave paraprake, një motomjet është përplasur nga pas me një automjet tip BMW që ishte në lëvizje. Si pasojë e goditjes së fortë, pasagjeri i motorit është hedhur në ajër dhe më pas është përplasur në rrugë, duke humbur jetën në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit, Alban Gajda, 35 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Sipas burimeve mjekësore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.