
Një incident i rëndë është regjistruar gjatë ndeshjes mes KF Bashkimi dhe FK Vardar, e zhvilluar në Gostivar.
Rreth 20 minuta pas nisjes së takimit, një tifoz i ekipit vendas ka rënë nga tribuna, duke shkaktuar ndërprerje dhe shqetësim në stadium. Ngjarja raportohet të jetë e ngjashme me një incident të mëparshëm mes këtyre dy skuadrave, të ndodhur këtë sezon në Kumanovë.
Tribuna e stadiumit në Gostivar ndodhet në një lartësi të konsiderueshme, çka e bën incidentin edhe më shqetësues. Tifozi i lënduar është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.