Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky nënshkruan projektligje që zgjasin gjendjen ushtarake dhe mobilizimin në Ukrainë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi sot projektligje për të zgjatur gjendjen ushtarake dhe mobilizimin në Ukrainë për tre muaj të tjerë, transmeton Anadolu.

Statusi i dy ligjeve, të cilat u postuan në portalin online të “Verkhovna Rada”, parlamentit ukrainas, u përditësua, duke treguar se ato u morën me firmën e Zelenskyyt. Dokumentet u votuan nga parlamenti të martën.

Gjendja ushtarake dhe mobilizimi i përgjithshëm në vend janë tani në fuqi deri më 2 gusht.

Zelenskyy shpalli për herë të parë gjendjen ushtarake dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur filloi lufta Rusi-Ukrainë, të cilën Moska e quan “operacion ushtarak special”. Masat janë zgjatur që atëherë disa herë.