Vendosni fjalën kyçe....

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve



Bordi i Transparencës
ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të martë, më 29 prill 2026, në orën 11:30.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin do të jetë 203 lekë për litër, ndërsa me shumicë 191 lekë për litër. Për benzinën, çmimi me pakicë është caktuar jo më shumë se 180 lekë për litër dhe me shumicë 168 lekë për litër.

Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja në treg.

Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë detyrimisht vendimin, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në një sqarim shtesë, bëhet e ditur se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizat, çka do të thotë se niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, në masën 100%.