Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Sigurimit i OKB thërret mbledhje emergjente pas sulmeve amerikane në Iran


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot në orën 22:00 (me orën e Izraelit) për një seancë urgjente në lidhje me sulmin e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit, përcjell YNetNews.

Seanca është thirrur me nismën e disa vendeve anëtare, përfshirë Rusinë dhe Kinën, të cilat po promovojnë një rezolutë që dënon veprimet e SHBA-së dhe Izraelit.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për dënim ndërkombëtar:

Pas dekadash në të cilat Irani ka shkelur të gjitha mekanizmat mbikëqyrës të komunitetit ndërkombëtar, tani papritur kujtohen për institucionet e OKB-së dhe kërkojnë të dënojnë ata që ndalën programet e tyre të rrezikshme. SHBA nuk meriton dënim, por mirënjohje dhe falënderim nga të gjithë qytetarët e botës.”