Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e pëlqen” –Trump i pakënaqur me propozimin e ri të Iranit, thonë zyrtarët



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i kënaqur me propozimin e dytë të paraqitur nga Irani përmes ndërmjetësve pakistanezë, sipas raportimeve mediatike.

Një zyrtar amerikan tha për Fox News se oferta iraniane nuk adreson çështjen kyçe të programit bërthamor të Teheranit, çka e bën atë të papranueshme për Uashingtonin.

“Ai nuk e pëlqen propozimin”, është shprehur zyrtari, duke iu referuar qëndrimit të Trumpit.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Trump ka zhvilluar një takim në “Situation Room” me anëtarë të rëndësishëm të administratës së tij për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me konfliktin me Iranin.

Megjithatë, burime të cituara nga Reuters bëjnë të ditur se përpjekjet për të afruar qëndrimet mes palëve vijojnë, pavarësisht pengesave aktuale në negociata.