Vendosni fjalën kyçe....

Rama: OSBE-ja nuk do shkojë në Minsk për selfie në protestë por për të komunikuar me palët, BE-ja po na mbështet në këtë proces


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ofertën për të ndërmjetësuar krizën politike në Bjellorusi në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

Rama ka thënë se në Minsk, OSBE-ja nuk do shkojë për selfie në protestë por për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se BE-ja dhe shtete kryesore të saj po punojnë ngushtësisht me Shqipërinë për të mundësuar misionin atje.

Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Dhe si gjithnjë, ndërkohë që BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht me ne, prej ditësh për ta marrë mundësuar misionin atje, shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë”-shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *