Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimet pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona



Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 7 persona, mes tyre katër ish-zyrtarë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet lidhen me procedimin penal nr. 704 të vitit 2021, që ka në fokus ndërtimet pa leje në zonën “Kodrën e Rrapojve”, në Himarë.

Nga verifikimet ka rezultuar se disa prej të pandehurve, në ushtrim të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera.

Personat e dërguar në gjyq:

  • M.B., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”
  • B.M., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”
  • Sh.T., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”
  • R.H., ish-kryeinspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”
  • M.N., ish-kryeinspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”
  • E.Z., ish-inspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”
  • R.K., ish-inspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”

Prokuroria bën me dije se çështja i është referuar gjykatës për vijimin e procedurave, ndërsa të pandehurit akuzohen se kanë lejuar ose kryer ndërtime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.