Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen nga makina në Shkodër, humb jetën vjehrra 58-vjeçare, rëndë nusja shtatzënë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën gruaja 58-vjeçare, ndërsa është plagosur nusja e të birit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkoër-Koplik ku një makinë ka përplasur 58-vjeçaren, Hasije Bajrakurti, që ka humbur jetën dhe ka plagosur 22-vjeçaren me iniciale E.B., e cila është shtatzënë dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, ku është në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish 5 -heronjve në rrugën Shkodër-Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *