Vendosni fjalën kyçe....

“Mos ma drejto gishtin”…”gishtin ta drejtoj”…”gishtin fute ku të duash” – Duma “zihet” me Lelën (Video)


Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, tashmë drejtuese e emisionit “Top Story” në TCH, është përplasur me drejtorin e Komunikimit në selinë blu, Alfred Lela.

Gjithçka nisi me një përplasje fjalësh, “topin e ke ti, penalltinë gjuaje vetë”, “mos ma drejtop gishtin”, “gishtin ta drejtoj”, “gishtin fute ku të duash” e “hajde ik”. Pas këti përshkallëzimi Lela u çua nga vendi dhe u largua nga studioja.

Pjesë nga “zënka”

Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.

Duma: Krejt pa lidhje është.

Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.

Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.

Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.

Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.

 Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.

Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.

Lela: Mos ma drejto gishtin mua.

Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që çke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik.