
Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas të dhënave paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një banese private.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet përreth.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.