
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Suedi, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza që e shoqëronte.
Sipas policisë suedeze, të shtënat janë raportuar pak para mesnatës, duke vënë në alarm forcat e rendit, të cilat rrethuan menjëherë zonën dhe nisën hetimet në terren.
“Ka pasur të shtëna jashtë”, deklaroi oficeri i policisë, Patric Thelander, duke shtuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk ka ende detaje të konfirmuara për autorin e dyshuar.
Gruaja e plagosur, rreth 25 vjeçe sipas autoriteteve të rajonit Skåne, ndodhet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
Policia ka kryer kontrolle dhe ekspertiza gjatë natës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në zbardhjen e ngjarjes.
Sipas burimeve, të dy personat e qëlluar ishin të njohur për autoritetet, ndërsa deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim.