Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy motorët në Lushnjë, humb jetën 54-vjeçari, plagoset një tjetër


Një aksident ka ndodhur në Lushnjë mbrëmjen e sotme dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë.

Shtetasi me iniciale V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *