Vendosni fjalën kyçe....

“Do përkeqësohet” – Fauci e zyrtarë të tjerë shëndetësorë paralajmërojnë për rëndim të pandemisë gjatë festave


Zyrtarët shëndetësorë amerikanë po paralajmërojnë për një tjetër valë të Covid-19 gjatë pushimeve të fundvitit, përfshirë Dr. Anthony Fauci, i cili pranon se dëshiron të shohë mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë.

Zyrtarët e shëndetësisë krijuan një pamje mjaft të zymtë të pandemisë ndërsa bënin diskutimet e radhës në emisionet e së dielës në media të ndryshme në SHBA. Të gjithë ranë dakord se një rritje e rasteve duhet të pritet për shkak të rritjes së udhëtimeve dhe përzierjes së familjeve gjatë pushimeve.

Ndihmës Sekretari i Shëndetit për Shërbimeve Njerëzore, Brett Giroir, tha për CNN se ‘kjo është një kohë me të vërtetë e rrezikshme’ për SHBA-në duke theksuar se 20 përqind e të gjithë njerëzve në spitale janë tashmë Covid-pozitivë dhe paralajmëroi se numri mund të rritet shumë shpejt.

Fauci, pa dyshim figura më e diskutuar në Task Forcën e Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, gjithashtu parashikoi që një vaksinë do të jetë në dispozicion para fundit të vitit, por ai vuri në dukje se ‘mund të shohim një rritje të një rritjeje’ të rasteve Covid-19.

“Ne nuk duam t’i trembim njerëzit, por ky është vetëm realiteti.” – i tha ai ABC.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *