Vendosni fjalën kyçe....

Balla-PD-së: O dashnorët e rinj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, jeni përjashtuar vetë nga procesi i integrimit


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kundërshtoi deklaratat e Jorida Tabakut, duke thënë se në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakord për kalendarin dhe se ajo është larguar para përfundimit të mbledhjes.

Balla sqaroi se nuk janë diskutuar ndryshimet në rregullore, por vetëm pritja e zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai pranoi se ka vonesa për mocionin me debat, duke propozuar që ai të zhvillohet më 14 maj.

Gjithashtu, Balla akuzoi opozitën se nuk ka mbështetur ligjet që lidhen me integrimin në BE dhe se është vetëpërjashtuar nga ky proces.

“Për të qenë të vërtetë në ato që themi, nuk duhet të marrin përsipër të themi gjëra kur kemi ikur nga salla. Tabaku nuk ka qëndruar në mbledhjen e  konferencës së kryetarëve deri kur kemi rënë dakord për kalendarin.

Është larguar, punët e vet, por të paktën ku të çohesh këtu të thuash të vërtetën.

Nuk kemi diskutuar për cështje të propozimit për ndryshime të rregullores, por vetëm për detyrimin që ka kuvendi që menjëherë sapo GJK të zbardhë vendimin e saj. GJK është në shkelje të ligjit se brenda 30 ditësh, duhet të kishte zbardhur vendimin. Nuk kemi hyrë të propozimet për ndryshimet në rregullore.

Kemi rënë dakord Tabaku për kalendarin, është në procesverbal dhe është e papranueshme të vish këtu dhe të thuash që s’kemi rënë dakord.

Sa i përket mocionit me debat, jam dakord që mocionit me debat duhet të ishte zhvilluar. Në nëntor të vitit të kaluar në konferencë të kryetarëve dhe aty kemi rënë dakord që të bëjmë një bashkim 2 çështjeve, raportin e DASH dhe mocionin me debat që lidhet me nenin 18 për ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit.

Padyshim që bie dakord që edhe ju edhe ne na ka kaluar afati i përcaktuar, por nuk është e vërtetë qeveria nuk ka raportuar fare sa i përket procesit.

Unë thash e bëjmë ose me 7 apo 14 maj, ju e doni menjëherë, për këtë duhet të votohet. Ju thoni që mazhoranca u ka mohuar të drejtën që ju t sillni iniciativa ligjore. Jemi të gatshëm t’iu miratojmë dhe ju propozime, por jo me dhunë e forcë.

Nëse doni që të vini  tua miratojmë ne, e para duhet të vini të na i prezantoni, ti diskutojmë e ti miratojmë. Sot ju dashnorët më të rinj të anëtarësimit të Shqipërisë në Be, do ju jap një fakt, e ke filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit edhe prej asaj dite, 23 ligje, në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Presione nuk hamë.

Ju jeni përjashtuar vetë nga procesi i integrimit. Nuk keni gjetur asnjë arsyetim ti thoni popullit përse nuk i votoni ju ligjet. Mocioni me debat të zhvillohet më 14 maj”, tha Balla.