Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima dhe 33 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 11 viktima dhe 33 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.398 ndërsa numri i rasteve në 155.246.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 92 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 147.473.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.375.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.777 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 792.077 teste në vend.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *