
Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet sot në orën 09:00, në një mbledhje që vjen vetëm pak ditë pas ndryshimeve të fundit në qeveri.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se në rendin e diskutimeve pritet të jetë edhe caktimi i datës për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ndryshimet në qeveri:
Zëvendëskryeministre, Albana Koçiu – shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiun
Ministër i Drejtësisë, Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër i Energjitikës, Enea Karakaçi – shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi – shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – shkarkohet Elisa Spiropali
Ndryshimet e fundit kanë sjellë një rikonfigurim të disa posteve kyçe në kabinetin qeveritar, ndërsa pritet që zhvillimet e sotme në Kryesi të japin sinjale për hapat e mëtejshëm politikë të Partisë Socialiste.