Vendosni fjalën kyçe....

Kryesia e PS fokus te riorganizimi në terren, ende pa datë për Asamblenë Kombëtare



Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e zhvilluar në selinë rozë. Gjatë mbledhjes, e cila zgjati rreth 30 minuta, fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.

Sipas raportimit, gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.

Në mbledhje mori pjesë edhe Belinda Balluku. Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u caktua një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare.

Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas ndryshimeve të fundit në qeveri.

Ndryshimet në qeveri:

  • Zëvendëskryeministre, Albana Koçiu – shkarkohet Belinda Balluku

  • Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiun

  • Ministër i Drejtësisë, Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallarin

  • Ministër i Energjitikës, Enea Karakaçi – shkarkohet Belinda Balluku

  • Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi – shkarkohet Pirro Vengu

  • Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogun

  • Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – shkarkohet Elisa Spiropali

Ndryshimet kanë sjellë një rikonfigurim të disa posteve kyçe në kabinetin qeveritar, ndërsa pritet të shihet se si do të reflektohen këto lëvizje në organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.