Vendosni fjalën kyçe....

Sveçla: Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve


Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në forcimin e institucioneve dhe rendit e ligjit.

Sveçla njoftoi se gjatë takimit me ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, është diskutuar për prioritetet e mandatit të tij të ri dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ai u hspreh se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë pritet të sjellë rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të vendit.

“Gjermania ka mbështetur në çdo kohë vendin tonë dhe institucionet tona dhe ky partneritet do të vazhdojë edhe më tej, në funksion të rendit e ligjit dhe sigurisë së vendit tonë e qytetarëve tanë.

Me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Rainer Rudolph diskutuam sot mbi prioritetet e mandatit tonë të ri dhe rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë.

Rikonfirmuam përkushtimin e përbashkët për avancimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Jam i bindur se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve tona do të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe stabilitetit afatgjatë të vendit tonë.”