Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku Veliaj i rikthyer në detyrë nis përgatitjet për festat e fundvitit



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar nga qelia që të fillojnë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit, duke shënuar urdhrin e parë pas rikthimit në detyrë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas dokumentit zyrtar, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Gjithashtu, në urdhër theksohet se duhet të zbatohet vendimi nr. 420, datë 08.06.2006 i Këshillit të Ministrave, i cili parashikon dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse dhe në përputhje me ceremonialin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Ky urdhër i Veliajt vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar fillimin e një periudhe festive me dekorime dhe ndriçime të reja në kryeqytet.