
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor pranë Bashkisë së Tiranës, i cili po hetohet për përfshirje në afera të dyshuara korruptive.
Nga arrest me burg, GJKKO e ka zëvendësuar masën me arrest shtëpie, për shkak të arsyeve shëndetësore që janë paraqitur nga mbrojtja e tij dhe të cilat janë pranuar nga gjykata.
Molla është një nga disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të hetuar në lidhje me dyshimet për shkelje të rënda ligjore në prokurime dhe abuzime me fondet publike. Hetimet për këtë çështje janë pjesë e një operacioni më të gjerë të nisur nga SPAK.
Ndërkohë, disa nga të dyshuarit ndodhen ende në paraburgim, ndërsa hetimet po vijojnë.