Vendosni fjalën kyçe....

Tre të vrarë dhe 10 të plagosur në një sulm me armë në Filadelfia


Një sulm me armë zjarri ndodhi në orët e para të së hënës në një lagje rezidenciale të Filadelfias, ku tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale për AP.

Komisioneri i Policisë, Kevin Bethel, deklaroi se tre viktimat ishin të rritur, ndërsa dy nga të plagosurit janë të mitur. Sulmi ndodhi pak para orës 1 të mëngjesit në zonën Grays Ferry.

Skena ishte e mbushur me qindra predha. U qëllua shumë në këtë bllok banimi,” tha Bethel.

Një person i armatosur është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Bethel shtoi se policia kishte ndërhyrë në të njëjtin bllok edhe një natë më parë, ku kishte realizuar disa arrestime.

Ky është një akt i turpshëm, sjellje e ulët prej njerëzish që duan të duken si gangsterë,” tha ai.

Ngjarja ndodhi pas disa episodeve të tjera me armë gjatë fundjavës së 4 Korrikut në SHBA, përfshirë edhe një tjetër incident ku të paktën tetë persona u plagosën pranë një klubi nate po në Filadelfia.