Vendosni fjalën kyçe....

Hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin, ministrja Manastirliu: Ka 81 shtretër


Sot është hapur spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se spitali Covid-5, që do të jetë Spitali Rajonal i Elbasanit, ka 81 shtretër në dispozicion për të sëmurët me Covid.

“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *