Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një 19-vjeçar në Tiranë, dyshohet se kreu veprime të turpshme me një 13-vjeçare


Një djalë i ri 19-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, i riu ka kryer vepra të turpshme me një 13-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit E. Xh., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ky rast vjen pak ditë pas zbulimit të ngjarjes së rëndë në Mirditë që tronditi opinionin publik, ku pesë persona u akuzuan se kishin përdhunuar dhe shantazhuar një vajzë 15-vjeçare.

Ngjarje për të cilën shoqëria civile u ngrit ditën e djeshme në protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *