Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit të hënën më 10 qershor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Kreu i PD është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi akuzat ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka se ka marrë ryshfet prej 500 mijë eurosh nga një eksponent i PS-së.
Berisha u mor në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Pas daljes nga SPAK, sulmoi Gjokën.
“A ke ti ndonjë bisedë me Aleket Hysenin ku flitet për 500 mijë euro ryshfet apo e ke Mirel Mërtirin. Këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje dhe ushtrimin e funksionit timin publik si kryetar i partisë më të madhe opozitare. Një mashtruese ordinere, delikuente klasike, person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje”, tha Berisha.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha hodhi akuza të rënda në drejtim të qeverisë.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë. Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha