Një shume prej 45,600 eurosh të padeklaruara është zbuluar në një furgon që mbërriti në Portin e Vlorës nga Italia mëngjesin e sotëm. Policia kufitare ndaloi për kontroll automjetin tip “Mercedes Benz Vito”, me drejtues shtetasin Kreshnik Ramo. Ramo u shoqërua në polici dhe po kryhen veprimet proceduriale si i dyshuar për “Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere”.
“Rreth orës 08.00, gjatë përpunimit të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, shërbimet e DVKM Vlorë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip ‘Mercedes Benz Vito’, me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo. Gjate kontrollit ne vijën e dytë, në sediljen e mjetit janë gjetur një sasi prej 45. 600 euro të padeklaruara”, njofton policia.