Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatin për Përrenjasin, kryetari i ri fiton 61% të votave


Komisioni i Rithemelimit ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të degës në Përrenjas. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Përrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Përrenjas.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD  Përrenjas u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë vijon procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera