Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet faqja e Piranjave në Instagram



Sot, faqja zyrtare e emisionit investigativ “Piranja” në Instagram është përballur me probleme teknike, të cilat dyshohet se lidhen me publikimin e një videoje denoncuese që trajton skandalin e keqmenaxhimit të mbetjeve në Bashkinë e Shijakut dhe abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë së Tiranës.

Sipas deklaratës së publikuar në rrjetet sociale, ende nuk dihet origjina e saktë e këtyre sulmeve, ndërsa ekspertët po punojnë për të përcaktuar burimin dhe natyrën e problemit.

Megjithatë, stafi i “Piranjave” ka siguruar ndjekësit se videot mund të shihen normalisht me audio të plotë në platformat alternative si Facebook dhe TikTok. Po ashtu, ata ftojnë publikun që të ndjekë emisionin sonte, më datë 6 qershor, në orën 20:44, në transmetim live në Syri TV, ku do të trajtohen më gjerësisht abuzimet në të dyja bashkitë.