Drejtuesja politike e PS-së për Tiranën Manastirliu tha se fitorja në zgjedhjet e 11 majit ishin një leksion qytetarie dhe besimi për Edi Ramëndhe projektin e tij për Shqipërinë në BE.
Ministrja e Arsimit shtoi se kjo është një përgjegjësi e madhe që do përkthehet në më shumë punë.
“PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek PS dhe Edi Rama për të vazhduar projektin ambicion për Shqipërinë në BE. Ky është një besim i madh që do ta kthejmë në më shumë punë për një të ardhme më të mirë. Ky është një leksion i madh qytetarie i atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Dua të falenderoj strukturat e PS, anëtarësinë e PS, ata që na kanë mbështetur. Kjo është një fitore e qytetarëve të Tiranës dhe e gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu.