Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka reaguar ashpër lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.
Sipas kancelares gjermane, shpjegimet e dhëna deri më tani që u thanë për vrasjen e tij, ishin të pamjaftueshme.
“Ne e dënojmë këtë veprim në termat më të forta. Presim transparencë nga Arabia Saudite rreth rrethanave të vdekjes së tij. Informacioni i disponueshëm për ngjarjet në konsullatën në Stamboll janë të pamjaftueshme.”, thanë Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në një deklaratë të përbashkët, të lexuar nga ministri.
Më shumë se dy javë pas zhdukjes së gazetarit e kritikut të regjimit, Jamal Khashoggi, Arabia Saudite konfirmoi zyrtarisht vdekjen e tij. Khashoggi ka ndërruar jetë si pasojë e një ndeshjeje me grushta me disa persona në ndërtesën e konsullatës. Ende nuk dihet se ku mund të jetë groposur kufoma.
Hetuesit turq kontrolluan të premten një pyll në veri të Stambollit dhe ndërtesën në qytetin Yalova në Detin e Marmarasë. Khashogi kishte shkelur territorin e konsullatës më 2 Tetor për të marrë dokumente për martesën. Nga ajo ditë ai u zhduk.
Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, bisedoi në telefon me presidentin turk Erdogan, dhe me atë amerikan, Trump, një ditë më pasi zhduk gazetari edhe u shpreh se nuk kishte dijeni për ngjarjen e rëndë.