
Altin Morina, ish-efektiv i forcave RENEA, është arrestuar mbrëmë në Tiranë nga Komisariati Nr. 2, pas një viti në arrati.
Ai u shpall në kërkim në maj 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”, për bashkëpunim me Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në Nikël dhe Tapizë gjatë viteve 2019-2020.
Morina ishte arrestuar më herët në mars 2023, kur iu gjetën 113 mijë euro në makinë, por u lirua nga gjykata pas pretendimeve se paratë ishin hua.
Arrestimi i fundit lidhet me provat e reja të SPAK në çështjen e kultivimit të drogës./BW