Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar të partisë pak orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se PD e nis këtë garë me një epërsi të madhe morale, një avantazh të dukshëm në kandidatura, një program të fortë dhe mbështetje të gjerë publike dhe ndërkombëtare.
“Këto janë premisat më të fuqishme për një fitore historike më 11 maj, një fitore që tashmë ka filluar të rezonojë në mbarë botën,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se PD po hyn në këtë fushatë pas një sërë betejash të jashtëzakonshme, të cilat jo vetëm që i ka përballuar me sukses, por ka arritur të bëjë edhe opozitën më të fuqishme në kushtet e një narkoshteti.