
Është arrestuar 74-vjeçari i cili akuzohet se vrau me thikë të birin, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme te Kodra e Priftit në Tiranë.
I moshuari me inicial H.Gj. ka goditur me thikë të birin A.Gj. pas një sherri në banesë, dyshohet për motive të dobëta.
“Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.” – thuhet në njoftimin e policisë.
