Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët zgjedhin personin që do i udhëheqë kundër Trump, ia marrin valles (Video)


Në kërkim të rikthimit pas humbjes së partisë në zgjedhje ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Komiteti Kombëtar Demokrat të shtunën zgjodhi Ken Martin, kreun e demoratëve në Minesota, si kryetar të ri.

Martin do ngarkohet të ndryshojë fatin e një Partie Demokratike të lodhur dhe të demoralizuar, që jo vetëm humbi kontrollin e Shtëpisë së Bardhë nëntorin e kaluar, por nuk arriti të fitojë asnjërën nga dhomat e Kongresit.

Që atëherë, partia pa timon ka hasur vështirësi për t’iu përgjigjur breshërisë së urdhrave ekzekutivë të republikanit Trump, shumë prej të cilave përmbysën politikat e ish-presidentit demokrat Joe Biden.

Si një strateg demokrat prej një kohe të gjatë në Minesota, Martin u hodh në veprim disa orë pas zgjedhjes së tij, duke kritikuar planet e Trump për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, çka sipas tij është një mënyrë e sigurt për të rritur çmimet për amerikanët e lodhur nga inflacioni.

“Trump nuk do t’i detyrojë miliarderët e korporatave të paguajnë për këto tarifa. Familjet e thjeshta dhe bizneset e vogla do e kenë në kurriz këtë,” tha ai në një deklaratë pas shpalljes së tarifave të Trump. Martin ka bërë thirrje për rivendosjen dhe shtimin e infrastrukturës kombëtare të partisë në mënyrë që të konkurrojë në garat në gjithë vendin. Ai mundi kryetarin demokrat të Wisconsin, Ben Wikler në votimin e parë.