Vendosni fjalën kyçe....

Princi saudit premton 500 miliardë dollarë investime në SHBA pas bisedës me Trump


Princ i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman (MBS), ka premtuar të investojë të paktën 600 miliardë dollarë në SHBA, pasi Presidenti Trump sugjeroi se do përshpejtonte vizitën e tij në mbretëri nëse ata ofronin një shumë të madhe parash.

MBS e bëri këtë premtim gjatë bisedës së parë të Trump me një kryetar shteti të huaj në Zyrën Ovale të mërkurën, siç raportoi Agjencia e Shtypit Saudite të enjten, duke theksuar se investimi mund të shkojë “mundësisht edhe më tej.”

Trump bëri shaka të hënën, gjatë një bisede me gazetarë se do konsideronte të bënte vizitën e tij të parë në Arabinë Saudite nëse ata do ofronin një shumë të madhe investimesh.

“Zakonisht vizita e parë e jashtme është në Britaninë e Madhe, por unë e bëra në Arabinë Saudite herën e kaluar sepse ata ranë dakord të blinin prodhimet tona me vlerë 450 miliardë dollarë,” tha Trump në një konferencë për shtyp në Zyrën Ovale.“Nëse Arabia Saudite dëshiron të ionvestojë 450 miliardë dollarë ose 500 miliardë dollarë, atëherë mendoj se do shkoja.”

Trump ka pasur një marrëdhënie të ngrohtë me MBS që nga mandati i tij i parë në zyrë. Presidenti e kishte thirrur në SHBA Princin e Kurorës kur ai mori pushtetin në Arabinë Saudite në vitin 2017, dhe të dy ranë dakord të bashkëpunojnë për çështje ekonomike dhe sigurie.

Trump mbështeti MBS edhe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në një konsullatë saudite në Stamboll, pavarësisht zemërimit global për vrasjen e gazetarit të Washington Post.

Në bisedën e tyre të mërkurën, të dy folën përsëri për një marrëdhënie pozitive midis SHBA dhe mbretërisë.MBS gjithashtu bisedoi me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, sipas Agjencisë së Shtypit Saudite.

Kjo bisedë shënon fillimin e një rivendosjeje të marrëdhënieve midis SHBA dhe Arabisë Saudite, pasi ish-presidenti Joe Biden kishte disa mosmarrëveshje me mbretërinë. Marrëdhëniet me Arabinë Saudite u ftohën nën Biden pasi demokrati e përshkroi MBS si një “të përjashtuar”, dhe pasi vendi kundërshtoi të rriste prodhimin e naftës gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës.