Vendosni fjalën kyçe....

Fulhami në garë për mbrojtësin e Milanit


Skuadra e Premier League, Fulham, është klubi më i fundit që lidhet me një transferim të ish-mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspur, Emerson Royal, nga Milani në janar, duke iu bashkuar Galatasarayt nga Superliga Turke që janë në garën për nënshkrimin e brazilianit.

Sipas përditësimeve nga Gianluca Di Marzio, dy ekipet – Fulham dhe Galatasaray – aktualisht po shqyrtojnë opsione për të nënshkruar me Emerson në merkaton e janarit.

Megjithëse ai iu bashkua Rossonerëve nga Tottenham-i këtë verë, Milani është i gatshëm të prishë lidhjet me brazilianin tashmë, duke qenë se janë pranë përfundimit të një marrëveshjeje për Kyle Walker të Manchester City-t, ndërsa Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës.

Kontrata e Calabrias përfundon në fund të sezonit aktual, kështu që mbetet për t’u parë nëse Milani planifikon ta shesë Emerson-in përfundimisht ose ta huazojë për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25.

26-vjeçari ka bërë 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet – Serie A, Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe Superkupën Italiane – që kur iu bashkua Milanit këtë verë.