Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Manastirliu e kuptoi që është ministre vetëm kur iu rrezikua karrigia


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reaguar ashper në Kuvend gjatë interpelancës me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e akuzuar atë për mungesë përkushtimi ndaj arsimit dhe përgjegjshmërie në lidhje me situatat tragjike që kanë ndodhur në shkolla.

Zhupa e kritikoi ministren për faktin se ajo nuk kishte treguar interes për problematikat e arsimit deri në momentin kur pozicioni i saj si ministre ishte në rrezik. Ajo theksoi se, deri në atë kohë, Manastirliu nuk kishte vizituar asnjë shkollë dhe nuk kishte diskutuar për çështjet e arsimit, duke i bërë përgjegjës të tjerë për situatat e vështira.

Deputetja demokrate gjithashtu e akuzoi ministren për përpjekje për të gjetur fajtorë të tjerë pas tragjedisë së vrasjes së nxënësit 14-vjeçar në shkollën “Fan Noli”, duke përmendur se Manastirliu akuzoi opozitën, TikTok-un dhe shoqërinë, por nuk mori asnjë përgjegjësi për ngjarjen.

“Fajin e ka opozita, TikTok-u, shoqëria, çdo njeri e ka fajin, përveç Ogerta Manastirliut,” shtoi Zhupa.

“Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre (referuar Ogerta Manastirliut) karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari.

Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që di të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dakë fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin, kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj.

Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhe shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ketë mundësi të shfaqë talentin e vetë.

Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar.”, u shpreh Zhupa.